Është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare “Marrëdhëniet e popullit shqiptar me Austro-Hungarinë (Austrinë) nga shek. XIX e deri në ditët tona”. Kjo konferencë është arritur si rezultat i bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka”, UBT-së, Universitetit “Hasan Prishtina”, Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare me seli në Shkup, si dhe me Shtëpinë botuese “LogosA”, Shkup.
Punimet e Konferencës i ka përshëndetur fillimisht, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi dhe Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit Filozofik në UP.
Në fjalën e tij Rektori Bajram Kosumi ka thënë se kjo konferencë është e rëndësishme sepse trajton marrëdhëniet austro hungareze-shqiptare në tri aspekte:
Gjatë kësaj konference është folur edhe për kontributin dhe rolin e Perandorisë Austro-Hungareze në zhvillimin e arsimit dhe kulturës tek shqiptarët, që nga mesi i shek. XIX, deri në rënien e saj. Krahas kësaj, fokusi i konferencës është përqendruar edhe tek roli i kësaj perandorie në proceset politike për çështjen shqiptare, si dhe për zhvillimet tjera politike në Ballkan.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan