Sot, më 10 korrik 2020, mbajti mbledhjen e radhës, në formë virtuale, Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, të cilën e udhëhoqi Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Kryetar i Konferencës.
Në mbledhje u diskutua procesi i akreditimit të programeve studimore, me c ‘rast u shpreh shqetësimi me ritmin e vazhdimit të këtij procesi.
Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për vazhdimin e provimeve të studentëve për afatin e Qershorit në situatën e vështirësuar të pandemisë Covid-19. Rektorët u dakorduan që të shtohen maksimalisht masat e sigurisë nëpër objektet universitare, në mënyrë që të mund të përfundojnë provimet.
U diskutua edhe për organizimin e universiteteve për vazhdimin e vitin akademik edhe në format onlajn edhe me 1 tetor 2020, nëse pandemia Covid -19 nuk mposhtet, e po ashtu edhe për organizimin e provimeve onlajn.
Konferenca e Rektorëve diskutoi edhe për situatën e rëndë të krijuar në muajt e fundit si në shëndetësi, në ekonomi dhe në politikën e Kosovës dhe ajo do të miratojë një Deklarate për unitetin e klasës politike në të mirë të interesit nacional.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan