Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur mbledhjen konstituive të Senatit.
Pasi është bërë verifikimi i mandateve të anëtarëve të Senatit, senatorët e rinj kanë nënshkruar deklaratën etike.
Më pas është zgjedhur edhe Kryesuesi i Përkohshëm i Senatit.
Me votat e të gjithë anëtarëve, Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani është zgjedhur Kryesues i Përkohshëm i Senatit.
Anëtarët e Senatit me votim të fshehur, kanë votuar, duke zgjedhur kështu dekanët e njësive akademike.
Dekan i Fakultetit të Edukimit është Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli
Dekan i Fakultetit Juridik është zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu
Dekan Fakultetit Ekonomik është zgjedhur Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi
Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike është zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi
Dekanët e zgjedhur mandatin e ri do ta marrin me 1 Tetor 2019.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan