Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka kompletuar Këshillin Drejtues prej shtatë anëtarëve.
Kështu Senati i Universitetit në mbledhjen e mbajtur më 08.06.2016 ka votuar dy anëtarët e Këshillit Drejtues Prof. Ass. Dr. Nevrije Ismajli dhe Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli.
Këto zgjedhje janë bërë për ti plotësuar vendet vakante në Këshillin Drejtues pasi që dy anëtarë nga ky këshill, Prof. Ass. Dr. Shpresë Qamili dhe Prof. Ass. Dr. Sadik Haxhiu, janë zgjedhur Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve respektivisht Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka”.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan