Është bërë promovimi i aktiviteteve të Projektit ERAMSUS + REBUS në UniversitetiN ”Kadri Zeka” në Gjilan.
Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare Dukagjin Leka, në emër të Rektorit të Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan, përshëndeti të pranishmit. Ai njëherësh duke folur për projektet e UKZ dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, inkurajojë stafin akademik e administrativ si dhe studentët e UKZ-së që të jenë pjesë e rritës së Universitetit me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe arritjes së rezultateve edhe më të mëdha në të ardhmen.
Ndërsa Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan, Xhevdet Thaqi, në cilësinë e Partnerit në këtë projekt të programit ERASMUS+, tha se ka realizuar dhe synon të realizojë objektivat e Projektit REBUS duke bashkëpunuar me Universitetet tjera Partnere në këtë projekt me qëllim të zhvillimit të aktivitetit në fushën e aftësimit të studentëve të kompjuteristikës për ndërmarrësi, kompetente dhe dixhitalizim të shërbimeve dhe aktiviteteve biznesore. Dekani Thaqi gjithashtu njoftoj se është hapur thirrja për zgjedhjen e 13 studentëve të UKZ për vizitë studimore në Graz të Austrisë në kuadër të projektit REBUS
Në ndërkohë është bërë promovimi i Laboratorit të informatikës i cili është Donacion i ERASMUS+ dhe është hapur ekspozita e aktiviteteve të FSHK në projektet ndërkombëtare REBUS, Green Tech WB etj.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan