Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka qëndruar ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës për Fakultetin Juridik . Ata kanë zhvilluar takime të ndara me stafin menaxhues, stafin akademik dhe studentët. Para ekspertëve është bërë prezantimi i programit të Fakultetit të Juridikut, për të cilin Universitetit “Kadri Zeka” ka aplikuar për ri akreditim. Me këtë rast ekspertët janë njoftuar nga afër edhe me kapacitetet akademike që ka Universiteti për të zhvilluar këtë program. Ndryshe në muajin e kaluar para ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës, është bërë prezantimi i programit të Fakultetit të Edukimit – programi Parashkollor e fillor, Fakultetit Ekonomik – programi menaxhment dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, për të cilin Universitetit “Kadri Zeka” ka aplikuar për ri akreditim.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan