Ekipet e FSHK-së kanë mbajtur takime pune për procesin e akreditimit

4 Shkurt, 2020

Ekipet punues te Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin ‘’Kadri Zeka’ në Gjilan, kanë mbajtur takime pune në lidhje me  procesin e Akreditimit / Riakreditimit të  Programeve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Gjatë punës së përbashkët u shqyrtuan programet aktuale, u analizuan me kujdes të gjitha standardet në lidhje me programet në akreditim dhe riakreditim, si dhe u morën vendime në lidhje me punën e mëtutjeshme, e deri në finalizimin e punës së programeve.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka aplikuar me riakreditimin e programit bachelor , me dy specializime:

  1. Inxhinieri Softuerike dhe Web Dizajn ;
  2. Sistemet dhe Teknologjia e Kontrollit ;

Po ashtu FSHK ka aplikuar për akreditim edhe për një program të ri master :

  1. Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ, Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka falënderuar të gjithë stafin akademik që punuan në procesin e akreditimit.

Dekani Dërmaku ka thënë se ekipi i FSHK-së është duke punuar për programet e cekura më lartë, duke synuar kështu nivelet me të larta kualitative dhe në harmoni me tregun aktual të punës.