Studentet e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Liona Bllaca dhe Sara Keqmezi, janë përzgjedhur për punë praktike në UKZ, pas konkursit të hapur duke u bazuar në Rregulloren e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për angazhimin e studentëve në punë praktike.
Studentet, Lionën dhe Sarën i ka pritur në takim Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe bashkëpunëtorët e tij, për të ju dëshiruar suksese në punën e tyre. Ndër tjerash Prorektori Leka ka thënë se puna praktike ka si objektiv që t’ju ofrojë studentëve mundësi që dijen teorike të nxënë gjatë studimeve, ta aplikojnë në praktikë dhe njëkohësisht të fitojnë përvojë të punës praktike, me qëllim të promovimit, aftësimit dhe avancimi profesional të studentëve.
Puna praktike e studenteve të përzgjedhura, ndërlidhet me bashkëpunimin ndërkombëtar të UKZ-së, projektet ndërkombëtare – ERASMUS+, ndërlidhjen me teknologji informative, si mirëmbajtja (postimi) në Web të projektit QUADIC, mirëmbajtja (postimet) e faqeve te rrjeteve sociale te projekteve te UKZ-se, përcjellja dhe postimi ne faqen e UKZ-se qe ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkombëtar, hulumtimin e mundësive të reja të bashkëpunimit me universitete nga rajoni, BE-ja dhe SHBA-ja e më gjërë, si dhe përgatitja e dokumentacionit për anëtarësime në rrjete të ndryshme ndërkombëtare qe ndërlidhen me arsimin e lartë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan