Universiteti Publik “Kadri Zeka” vazhdon të forcojë bashkëpunimin me institucione akademike ndërkombëtare, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për studentët e tij. Këtë herë, dy studente të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Adela Salihu dhe Kaltrinë Rushiti, janë përzgjedhur për të ndjekur nga një semestër në dy universitete të njohura në Turqi, Manisa Celal Bayar University dhe Kastamonu University, përmes Programit të Mobilitetit të Kredive Ndërkombëtare (ICM), pjesë e së cilës është Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Kjo tregon angazhimin e Universitetit “Kadri Zeka” për të ofruar mundësi akademike dhe profesionale për studentët e tij.
Ky program ndërkombëtar është një mundësi e jashtëzakonshme për studentët të përvetësojnë njohuri të reja në një mjedis akademik, të krijojnë lidhje ndërkombëtare që mund të jenë të dobishme për karrierën e tyre të ardhshme. Programi ICM ofron mundësinë që studentët të kalojnë një periudhë studimi në universitete partnere, duke kontribuar kështu në zhvillimin e aftësive të tyre akademike, profesionale dhe personale. Adela dhe Kaltrinë, dy studentet e përzgjedhura, do të kenë mundësinë të punojnë me profesorë të njohur dhe të angazhohen në projekte kërkimore të nivelit të lartë, duke zgjeruar horizontet e tyre dhe duke fituar eksperiencë të vlefshme në fushën e Shkencave Kompjuterike.
Për studentet, Adela Salihu dhe Kaltrinë Rushiti pjesëmarrja në Programin e Mobilitetit ICM është një hap i rëndësishëm për përparimin e karrierës së tyre dhe zhvillimin e mundësive të reja për të ardhmen.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan