Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur më 18 Mars 2016 në Gjilan pas propozimit të Rektorit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka zgjedhur Prof. Ass. Dr. Dukagjin Lekën Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar.
Dukagjin Leka në cilësinë e Prorektorit për bashkëpunim ndërkombëtar, mbulon aspektet e bashkëpunimit ndërkombëtar institucional, realizon projekte bashkëpunuese ndërkombëtare e posaçërisht ato me programin e Komisionit Evropian Erasmus+ dhe Horizont 2020 që kanë për qëllim kyçjen dhe shtytjen përpara të Universitetit “Kadri Zeka” në Universitetet Evropiane në vazhdimësi.
Dukagjin Leka është Doktor i Shkencave Juridike Ndërkombëtare, Profesor Asistent i lëndëve të së drejtës ndërkombëtare në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan