Drejtuesit e  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë pritur në një takim udhëheqjen komunale të Vitisë

18 Prill, 2015

Drejtuesit e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë pritur në një takim kryetarin e komunës së Vitisë , Sokol Haliti, drejtorin komunal për arsim Qahil Sinani dhe bashkëpunëtorë tjerë .

Gjatë këtij takimi, Sadik Haxhiu, U.d. Prorektor për Çështje Mësimore në Universitetin “Kadri Zeka”, fillimisht ka informuar kryetarin Haliti për organizimin, punën dhe funksionimin e universitetit. Prorektori Sadik Haxhiu ka thënë  se si universitet jemi të  hapur për bashkëpunime në  fusha të  ndryshme, duke ritheksuar rëndësinë e universitetit sa i përket dijes dhe shkencës .

Nga ana tjetër kryetari I Vitisë , Sokol Haliti ka falënderuar prorektorin Haxhiu për pritjen e ngrohtë që I është bërë. Ai tha se Universiteti gjithmonë do ta ketë mbështetjen e Komunës së Vitisë dhe si komunë do të jenë të gatshëm për çfarëdo bashkëpunimi.

viti2