Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka ka pritur në takim Martin Thompson, Drejtues Ekipi nga kontigjenti Britanik brenda KFOR-it.
Prorektori Leka e ka informuar drejtuesin Thompson për aktivitetet, zhvillimet dhe të arriturat e Universitetit, derisa e ka falënderuar atë për gatishmërinë që KFOR ka për të ndihmuar UKZ-në dhe për mbështetjen e madhe në ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Ndërkohë Martin Thompson, Drejtues Ekipi nga kontigjenti Britanik brenda KFOR-it, është interesuar për mundësinë e pakicave për të studiuar në UKZ, rreth sigurisë dhe çshtje të tjera.
Në ndërkohë të gjithë së bashku kanë shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimeve të mëtutjeshme.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan