DITËT E KUVENDIT 2018 – Takimi i parë publik në Gjilan

22 Shkurt, 2018

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2018. Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i parë publik do të organizohet në Gjilan, me datën 23 shkurt 2018. Takimi mbahet në Teatrin e Qytetit dhe fillon në orën 14:00. Ftojmë qytetarët e rajonit të Gjilanit të marrin pjesë.

Njoftim - Takim me qytetaret e Gjilanit

Shkarko