Në ditën e dytë të punës së projektit “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC), që po bahet në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, janë diskutuar pikat kyqe punuese dhe janë caktuar afatet për kryejrjen e aktiviteteve në këto pika.
Përfaqësuesit e universiteteve, Metropolia University Finlande dhe JAMK University Finlande, kanë prezantuar konceptet kyçe te projektit, si dhe mënyrën e realizimit të tyre.
Pas kësaj, pjesëmarrësit janë ndarë në grupe, ku secili grup ka dhënë mendime për 7 konceptet kyçe.
Me pas të gjitha janë prezantuar dhe njëkohësisht janë shtuar në projektin punues, për krijimin e librit apo fletushkës së projektit.
Aktivitetet do të vazhdojnë të zhvillohen në UKZ deri më 25 janar 2019.
Ndryshe, zbatimi i projektit “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student”, që është i pari i këtij lloji në Kosovë, do të bëhet nëpërmjet rrjeteve, punëtorive, vizitave studimore, qarqeve rajonale të studimit, seminareve reflektuese si dhe shkëmbimit të njohurive dhe mësimeve të bazuara në praktikë.
Ky projekt është i financuar nga Programi Erasmus + i Unionit Evropian dhe përfshinë një konsorcium prej 9 partnerëve, prej tyre 6 partnerë vendorë dhe 3 evropian. Janë 6 institucione të arsimit të lartë, 2 organizata joqeveritare dhe MASHT.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan