Disa studentë të Fakultetit të Edukimit për nderë të 1 Qershorit kanë vizituar qendrën HENDIKOS

2 Qershor, 2022

Disa Studentë të Fakultetit të  Edukim programi fillor, viti  III-të, të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Voglushe Kurteshi, në shënim të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, kanë vizituar qendrën HENDIKOS.

Studentët kanë dhuruar punime nga materialet didaktike për fëmijët e qendrës, përmes të cilave, fëmijët mundë të mësojnë, ushtrojnë dhe argëtohen.

Qendra HENDIKOS ofron shërbime rehabilituese për persona me vështirësi fizike, sociale, si dhe persona me dëmtime të shumëfishta.