Në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, përmes platformës online, SMU me Meet Google, sot kanë diplomuar studentët e parë të studimeve master, respektivisht të programit E-QEVERISJA, që është program i përbashkët i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik të UKZ-së.
Adrian Bajrami është studenti i parë që ka mbrojtur me sukses temën e diplomës, “Menaxhimi i shërbimeve elektronike – Rast studimi Komuna e Gjilanit”, në përbërje të komisionit: Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi, kryetar, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, anëtar dhe Prof. Ass. Dr. Naim Mustafa, mentor.
Në bazë të analizës së punimit, e më pas edhe mbrojtjes, komisioni ka vlerësuar mjaftë të suksesshëm punimin e masterit të Adrianit.
Derisa vet Adriani ka shpreh mirënjohje të thellë për gjithë profesorët e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ për të cilët ka thënë se i detyrohem shumë për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij udhëtimi të bukur.
Adriani veçanërisht e ka falënderuar mentorin e tij, Prof. Ass. Dr. Naim Mustafa dhe anëtarët e komisionit, Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi dhe Prof. Ass. Dr. Artan Dermaku, të cilët siç ka thëne, kanë qenë të hapur gjithmonë për bashkëpunim.
Adrian Bajrami, studimet Bachelor i ka përfunduar në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në programin Menaxhment dhe Informatikë. Gjatë studimeve Bachelor ishte i angazhuar si përfaqësues i studentëve në Fakultetin Ekonomik për dy vite dhe gjatë studimeve Master ishte anëtarë i Senatit në Universitetin “Kadri Zeka” si përfaqësues i Parlamentit Studentor.
Po sot temën e diplomës në studimet master në mënyrë virtuale e ka mbrojtur edhe studenti Fitim Redenica, në përbërje të komisionit: Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi – Kryetar, Prof. Ass. Dr. Basri Ahmedi – Anëtar, Prof. Ass. Dr. Bislim Lekiqi, dhe Prof. Ass. Dr. Shefket Jakupi bashkë Mentor si dhe studenti Uran Maliqi në përbërje te komisionit: Prof. Ass. Dr. Shefket Jakupi – Kryetar, Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu – Anëtar, Prof. Ass. Dr. Bislim Lekiqi dhe Prof. Ass. Dr. Bajram Fejzullahu bashkë-Mentor.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan