Një delegacion nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, i përbërë nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, Anëtarja e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, dhe Anëtari i Senatit, Prof. Ass. Dr. Flamur Maloku, realizuan një vizitë në Canadian Institute of Technology (CIT) në Tiranë.
Delegacioni i UKZ-së u prit nga Rektori i CIT, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu, administratori Ubejd Osmani, dhe dekanët e njësive akademike, si dhe përfaqësuesit e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar të CIT. Takimi u fokusua në mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve, përfshirë projektet ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare, si dhe mundësitë e mobilitetit për studentët dhe stafin akademik.
Ky takim theksoi angazhimin e UKZ-së në zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përmirësimin e mundësive për shkëmbime akademike, duke u përpjekur për të ofruar mundësi të reja dhe të dobishme për të dyja palët. Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në rritjen e bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare si një pjesë e strategjisë së tij për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan