Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” i udhëhequr nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, po qëndron për një vizitë zyrtare në Universitetin “Sapienza” të Romës, një nga universitetet më të njohura dhe me renome në Evropë.
Gjatë kësaj vizite, u mbajt një takim i rëndësishëm me profesoreshat Fiorenza Deriu dhe Mara Matte, ku u diskutua në thellësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë.
Ndër temat kryesore të takimit ishin, zhvillimi i programeve të përbashkëta apo të dyfishta, veçanërisht në fushën e Shkencave Sociale, një drejtim për të cilin tashmë kanë nisur përgatitjet konkrete, punësimi i një psikologu me kompetencë, i cili do të mbulojë programin e ri për Çështje Gjinore, si dhe u diskutua për Programin për Studime të Paqes dhe Negociata, në kuadër të bashkëpunimit të dy universiteteve.
Po ashtu, delegacioni diskutoi mundësitë për mobilitet të studentëve dhe stafit akademik/administrativ, përmes fondeve të Universitetit Sapienza dhe programit Erasmus+ ICM, zhvillimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të Erasmus+ CBHE dhe Horizon Europe, dhe çasjen në revista shkencore të Sapienzas, organizmimin e konferencave të përbashkëta, qasjen në bibliotekën elektronike, si dhe bashkëpunime në projekte hulumtuese ndërkombëtare.
Në kuadër të bashkëpunimit të zgjeruar, u konfirmua se dy profesorë nga Universiteti “Sapienza” do të vizitojnë UKZ-në nga data 3 deri më 6 qershor 2025, si pjesë e shkëmbimeve akademike.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan