Në Universitetin e Tuscia-s në Viterbo të Italisë, u zhvillua ngjarja përmbyllëse e projektit Erasmus+ “WEBJOU – Western Balkan Higher Educational Courses in Data Journalism”. Në kuadër të kësaj ngjarjeje, u mbajt një tryezë diskutimi me temën: “Programet e arsimit të lartë në gazetarinë e të dhënave në Ballkanin Perëndimor”.
Në këtë aktivitet, Universiteti Publik “Kadri Zeka” u përfaqësua nga U.D. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi, dekane e Fakultetit Juridik, dhe mësimdhënësi i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Dr. Sc. Refik Ramadani.
Projekti WEBJOU ka për qëllim promovimin e shkëmbimit të njohurive dhe inovacionit multidisiplinar në mësimdhënie dhe procesin e të nxënit, duke ofruar njohuri dhe aftësi nga fusha të tilla si shkencat e të dhënave, statistikat, vizualizimi dhe komunikimi, të cilat janë të nevojshme për gazetarinë dhe komunikimin e të dhënave. Konsorciumi i projektit përfshin Universitetin e Tuscia-s si koordinues kryesor, si dhe 10 partnerë të tjerë: Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Universitetin Nova Lisboa, Data Ninja, Universitetin Evropian të Tiranës, Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Kolegjin RIT Kosovo (AUK), Kolegjin Universum, Universitetin e Novi Sadit dhe Universitetin e Tiranës.
Si vazhdimësi e këtij projekti, konsorciumi ka aplikuar për një projekt të ri, rezultatet e të cilit pritet të bëhen të ditura në fillim të gjysmës së dytë të vitit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan