Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan është zhvilluar një takim mes Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale (FSHS), Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, dhe përfaqësuesve të komuniteteve të ndryshme të Komunës së Gjilanit.
Takimi kishte për qëllim prezantimin e ofertës akademike të UKZ-së, me theks të veçantë në programet që ofron Fakulteti i Shkencave Sociale. Në mënyrë të veçantë, u prezantua programi Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane, një drejtim modern dhe i rëndësishëm që synon përgatitjen e kuadrove të kualifikuara në fushën e diplomacisë, politikës ndërkombëtare, integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Dekani Daku prezantoi programet ekzistuese të studimit, stafin akademik, infrastrukturën universitare dhe përkushtimin për cilësi në arsimim, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të gjithë të rinjve në arsimin e lartë, duke nënvizuar se Fakulteti i Shkencave Sociale është i hapur për studentë nga të gjitha komunitetet, dhe angazhohet për krijimin e një ambienti gjithëpërfshirës dhe cilësor. Ai prezantoi gjithashtu mundësitë për zhvillim profesional, praktika, dhe pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare për studentët e këtij programi.
Përfaqësuesit e komuniteteve shprehën interesim të lartë dhe falënderuan Dekanin e Fakultetit për përkushtimin ndaj përfshirjes dhe informimit të të rinjve për mundësitë që ofron UKZ.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan