UKZ nis përgatitjet për Ceremoninë e Diplomimit të Studentëve
25 Qershor, 2025
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka filluar përgatitjet për organizimin e Ceremonisë së Diplomimit të studentëve, ngjarjen më të rëndësishme dhe të shumëpritur prej jush, e cila do të mbahet në fillim të muajit korrik 2025.
Ceremonia do të shënojë përmbylljen e suksesshme të studimeve për studentët e të gjitha fakulteteve të UKZ -së, do të jetë një moment solemn, festues dhe domethënës për të diplomuarit, familjarët e tyre dhe stafin e universitetit.
Kjo ceremoni është finalizimi i angazhimit tuaj universitar dhe një nga momentet më të veçanta në jetën e çdo studenti.
UKZ do të ndajë së shpejti informata më të detajuara rreth datës, vendit dhe agjendës së ceremonisë.
Ftojmë të gjithë studentët që kanë përfunduar studimet të përcjellin njoftimet zyrtare dhe të përgatiten për këtë ngjarje të veçantë.