Në kuadër të projektit “SHPRESE”, i përkrahur nga Caritasi Zviceran në bashkëpunim me Universitetin “Kadri Zeka”, respektivisht Fakultetin e Edukimit, pas krijimit të klasës parashkollore, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të edukatorëve të ardhshëm në edukimin parashkollor rreth qasjeve bashkëkohore në Arsimin Parafillor, sot është mbajtur punëtori.
Gjatë kësaj punëtorie për stafin e Fakultetit të Edukimit dhe studentëve, janë prezantuar pajisjet (inventarin dhe lodrat) qe i përkasin kësaj klase parafillore dhe me qëllim të shkëmbimit të përvojave për mënyrën e përdorimit të tyre, ku me pas ato përvoja të ndahen edhe me studentet.
Me këtë rast prorektori për bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Dr. Merxhan Avdyli i kanë falënderuar përfaqësuesit e ‘’Caritasit zviveran’’, respektivisht Shukrije Lecaj dhe Sahare Reçica Havolli, të cilët udhëhoqën punëtorinë në fjalë, për mbështetjen, derisa janë shprehur të kënaqur me gatishmërinë për krijimin e klasës për parashkollorë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë në mësimin praktikë për programin parafillor të Universitetit “Kadri Zeka”.
Ndryshe, si rezultat i këtij projekti, një klasë është pajisur me inventarë dhe pako të lodrave nga druri, që do të shërbej për realizimin e aktiviteteve dhe punës praktike të studentëve të UKZ-së. Kjo klasë jo vetëm që do të përdoret për ligjëratë, por nën të njëjtin ambient do të zhvillohet edhe praktika me studentët.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan