Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Sportit nga Republika e Sllovenisë ofron një numër të bursave mujore për shtetas të huaj, për qytetarët e Kosovës numri i bursave mujore për vitin akademik 2019/20 është 18.
Skema e bursës është dizajnuar për studentët e universiteteve/kolegjeve ose të diplomuarve dhe atyre që aplikojnë për programin e doktoraturës, të cilët dëshirojnë të përfundojnë një pjesë të studimeve në njërin nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Slloveni (në gjuhën sllovene). Një pjesë e studimeve pasuniversitare është e bazuar në punën individuale nën mbikqyrjen e profesorit/mentorit slloven. Kohëzgjatja variron nga 3 deri në 10 muaj, varësisht nga marrëveshja e ndërlidhur që specifikon edhe kategoritë e së drejtës për marrje të bursës.Bursat u dhurohen aplikantëve të emëruar nga autoritetet kompetente të vendeve të pranuara
Bursa e dhuruar nuk mund të cilësohet si kurs studimi që mund të finalizojë një gradë shkencore.
Gjithashtu, bursa nuk mund të konsiderohet si shpërblim për ndonjë kurs të gjuhës Sllovene.
Luteni të vini re se tarifat për shkollim nuk mbulohen nga bursa.
Shumica e aplikacioneve pranohen për një qëndrim të shkurtër studimor ose vizita hulumtuese nga studentët/kandidatët për doktoraturë (p.sh. ata ose ndjekin sipas zgjedhjes së tyre kurse jashtë studimore, ose ndjekin aktivitete të pavarura kërkimore në institucionin mikëpritës, varësisht nga kualifikimet dhe preferencat). Në përputhje me rregullat ligjore në fuqi, vendimi për pranimin e aktiviteteve kërkimore si dhe ai për qëndrim të shkurtër studimor merret nga Institucionet e Arsimit të Lartë. Andaj, aplikantët janë të obliguar të kontaktojnë drejt për së drejti universitetet e përzgjedhura dhe të kërkojnë Letër Pranimi nga departamenti relevant. Aplikantëve u kërkohet të tregojnë universitetin e përzgjedhur në të cilin do të aplikojnë për bursën e dhuruar nga marrëveshja dypalëshe.
Limiti i moshës së aplikantëve për studim është 26 vjeç (aplikuesi mund të mos ketë kompletuar moshën 26 vjeçare para përfundimit të periudhës së bursës) dhe 30 vjeç për vizitë kërkimore.
Përjashtimet nga këto rregulla mund jenë të mundshme vetëm nëse janë të parapara në marrëveshjen bilaterale.
Aplikantët për qëndrim studimor duhet të jenë kompetent në gjuhën sllovene, përveç në ato raste kur është arritur marrëveshja me mentorin për përdorimin e gjuhës së punës.
Në formularin për aplikim të gjithë aplikantët duhet të theksojnë periudhën e preferuar të bursës. Ministria posedon të drejtën për të ndryshuar periudhën e bursës dhe/ose vendin e aplikuesit dhe/ose institucionin e arsimit të lartë ndryshe nga ai i paraqitur në formularin e aplikimit të tij/saj për bursë, nëse pranimi i kërkuar nga aplikuesi nuk është i realizueshëm.
PROCEDURAT E APLIKIMIT/ Zbatimi i këtij programi të bursave në Republikën e Sllovenisë është caktuar në agjencinë kombëtare: CMEPIUS – Qendra e Republikës së Sllovenisë për Mobilitetin dhe Programet Evropiane të Arsimit dhe Trajnimit – Http://eng.cmepius.si/ Emërimet (lista kryesore dhe rezervë) dhe dosjet e aplikimit të aplikantëve duhet të dorëzohen në CMEPIUS nga autoritetet përbërëse (zakonisht ministritë e respektuara të Arsimit, agjencitë qeveritare) të vendeve të pranueshme.
CMEPIUSBilateral scholarshipsOb železnici 30aSI – 1000 Ljubljana |
Aplikacionet që dërgohen nga aplikantët individualisht në CMPEIUS nuk do të procedohen. Autoritetet kompetente paraqesin propozimet para afateve të përcaktuara në marrëveshjet përkatëse, në rastet jo më vonë deri më 13 Maj 2019. Datat e mbylljes për aplikime, të përcaktuara nga autoritetet e kompetente, medoemos janë të përcaktuara më herët,(zakonisht për disa muaj). Për këtë arsye, aplikantët e ardhshëm duhet të kontaktojnë me kohë autoritetet përkatëse kompetente. Çdo dosje e aplikimit duhet të përmbajë një kopje të Formularit të Aplikimit dhe Letrës së Pranimit,* të cilat duhet të jenë të plotësuara qartë dhe jenë të lexueshme. Gjithashtu, të dorëzohen në dy kopje shtojcat e mëposhtme:
·Një fotokopje e letërnjoftimit ose pasaportës (faqe me fotografinë)
·Një letër rekomandimi për qëndrimet e studimit dhe dy letra të rekomanduara për qëndrim nga institucioni i vendlindjes së aplikantëve.
·Fotokopje e diplomës dhe / ose transkripteve të certifikuara të procesverbalit.
Të gjitha dokumentet duhet të shkruhen ose të përkthehen në gjuhën sllovene ose angleze. Dosjet e aplikimit të pa kompletuara dhe formularët e aplikimit të papërfunduar nuk do të procedohen. Këshilla dhe informacione të mëtejshme mund të sigurohen nga CMEPIU duke përdorur e-mail: [email protected] dhe nga ambasadat sllovene në vendet e pranueshme.
*Bursat nuk mund të dhurohen nëse kopja origjinale e letrës së pranimit, e nënshkruar dhe vulosur nga Institucioni i Arsimit të Lartë në Slloveni– institucioni i ardhshëm mikpritës, nuk është e bashkangjitur në aplikacion. |
INFORMATA PRAKTIKE
Bursa do të dhurohet në bazë të vendimit të lëshuar nga Ministri. Aplikantët dhe autoritetet përkatëse do të njoftohen nga CMEPIUS në muajin Maj/ Qershor 2019.
Nuk ka kërkesë ligjore për dhënien e bursës.
Bursa nuk mund ti transferohet një person tjetër.
Ndërsa studenti e ka këtë bursë, nuk mund të pranojë bursa tjera të sponsorizuara nga Erasmus, CEEPUS apo bursë nga ndonjë Union Evropian tjetër.
Për vitin akademik 2019/2020, bursa përfshinë:
https://eng.cmepius.si/students/bilateral-scholarships/
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan