Kuotat mbeten të njëjta dhe janë si vijojnë:
· 25 bursa për programe studimi të plota BA / BSc
· 20 bursa për programe të plota MA / MSc
· 5 bursa për studime të doktoraturës ose DLA në çdo fushë të interesit.
Programet e studimit janë përgjithësisht në dispozicion në gjuhët angleze dhe hungareze, me disa programe të ofruara në gjermanisht dhe frëngjisht gjithashtu.
Procedurat e aplikimit:
– Afati për aplikim zgjat deri më 15 janar 2019.
– Aplikantët do të informohen për rezultatin e raundit të parë të përzgjedhjes në mars të vitit 2019.
– Bursat do t’u jepen studentëve pas provimit pranues të suksesshëm në prill dhe maj 2019 në institucionin pritës.
– Aplikantët do të informohen për rezultatin përfundimtar të aplikimit në fund të korrikut 2019.
– Gjatë gushtit 2019 studentët duhet të fillojnë procedurën e aplikimit të vizave dhe të organizojnë udhëtimin e tyre në Hungari.
Më shumë informacione rreth bursave mund të gjeni në linkun:
Gjithashtu, për më shumë informacione mund të dërgoni një email në adresën: [email protected]
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan