Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese BIRN Kosova, përmes skemës së mbështetjes nga Luksemburgu për shoqërinë civile në Kosovë, mbajti një trajnim për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan , me temën “Përmirësimi i Standardeve të Gazetarisë Hulumtuese përmes Përvojave të Përbashkëta”. Nga ky trajnim studentët përfituan njohuri të dobishme mbi etikën e gazetarisë dhe pasojat ligjore të raportimit të pasaktë. Po ashtu, studentët në këtë trajnim u njoftuan edhe me “Krypometrin”, platformë kjo që e ka aplikuar “Kallxo.com”, e cila merret me monitorimin, verifikimin e më pas publikimin e gënjeshtrës së akterëve llogaridhënës. Në fund të këtij trajnimi studentët pjesëmarrës u pajisën edhe me certifikata për kontributin e dhënë në këtë aktivitet nga BIRN Kosova dhe partnerët e tjerë mbështetës të këtij trajnimi.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan