Bajram Kosumi zgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”

18 Shtator, 2015

Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur sot në ambientet e Universitetit, ka zgjedhur, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumin, rektor të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.

Në garë për këtë vend kishin konkurruar edhe Skender Muji, Jonuz Dërvodelli dhe u.d.rektori i deritashëm, Naim Syla.
Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe rregullores së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i zgjedhur nga Senati i Universitetit. Rektori është zgjedhur duke marrur shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e këtij statuti.

BK2BK3