ZGJATJA E AFATIT NGA AZHR / GARË PËR ZHVILLIMIN E PLANIT TË BIZNESIT PËR TË RINJ

5 Dhjetor, 2017

Ju njohtojmë se për shkak të pranimit të një numri tejet të vogël të aplikacioneve, Agjensioni për Zhvillim Rajonal (AZHR) Lindje që funksionon në kuadër të rrjetit të AZHR-ve ARDA, ka vazhduar për aplikim  deri më 11.12.2017.

 

Në fazën e parë ( deri më datën 11.12.2017 ) aplikantët  duhet të aplikojnë në formë shumë të shkurtër, e pastaj do të përzgjidhen 20 aplikacionet më të mira dhe me këta aplikues do të organizohet trajnim lidhur me përgatitjen e Biznes Planit. Pas përfundimit të trajnimit të rinjtë do të aplikojnë me BP e tyre dhe fituesi do të shpërblehet me 1,000 €.

 

Ju inkurajojmë të merrni pjesë në këtë organizim.