Kohëve të fundit jemi ekspozuar ndaj ngjarjeve jo të mira për mirëqenien tonë, e krijuar nga situata e pandemisë COVID-19.
Kështu, disa studentë të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ që kanë pasion fotografinë, pos mësimeve virtuale që ndjekin nga profesorët e tyre, po e shtetëzojnë kohën e izolimit për tu marrë më tepër me talentin që ata e posedojnë.
Studentët kanë krijuar një album të titulluar, ‘’ART NË KOHË KARANTINE’’, në të cilin kanë përmbledhur fotografi nga përditshmëria, nga jeta në fshat dhe në qytet.
Elitë Bardhi, kryetare e Parlamentit Studentor, thotë se studentët kanë vendosur të krijojnë këtë album, për tu larguar sadopak nga zhvillimet aktuale që kanë të bëjnë me Virusin COVID-19.
Ajo shton se kjo është një përpjekje e jona për t’ju treguar se vendi, rrethi dhe ambienti ku jetojmë, na mbush energji, motiv për ditët e mira që na presin pas COVID-19!
Elita bënë thirrje që të jemi më të vëmendshëm këto ditë ndaj virusit COVID-19, duke sygjeruar për kujdes ndaj vetes dhe familjes, sepse siç thotë Elita, Dashnia Nis te Shpija!
#RriNshpi
#DashniaNisteShpija!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan