Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentët e programit parafillor të Fakultetit të Edukimit në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) kanë organizuar një sërë aktivitetesh të veçanta për të festuar këtë ditë të rëndësishme.
Një nga aktivitetet kryesore ishte ekspozita e punimeve të dorës, e cila u organizua nën udhëheqjen e profesorit Ahmet Ibrahimi. Studentët prezantuan punimet dhe kreativitetet e tyre nga programi i fushave të artit, duke shfaqur talentin dhe përkushtimin e tyre në artin dhe edukimin parashkollor.
Stafi i Fakultetit të Edukimit pati mundësinë të vizitojë ekspozitën dhe të shohë nga afër punimet e studentëve. Ata i përgëzuan studentët për kreativitetin e tyre dhe i uruan të gjithë fëmijët kudo që janë për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Në mesin e vizitorëve të ekspozitës ishin edhe disa fëmijë nga Institucioni Parashkollor Dardania në Gjilan. Fëmijët u shfaqën shumë të kënaqur nga ky organizim, duke përjetuar një ditë plotë ngjyra dhe kreativitet.
Për t’i bërë edhe më të veçantë festimet, studentët kishin përgatitur një koktej të pasur me gatime tradicionale dhe ëmbëlsira të ndryshme, të cilat i kishin sjellë nga shtëpitë e tyre. Ky organizim solli një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse për të gjithë të pranishmit, duke e bërë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve një përvojë të paharrueshme për të vegjlit.
Këto aktivitete janë një dëshmi e përkushtimit të Fakultetit të Edukimit në UKZ për të promovuar kreativitetin dhe edukimin cilësor në mesin e studentëve dhe fëmijëve të komunitetit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan