Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka dhuruar libra për Bibliotekën Universitare të UKZ-së

1 Qershor, 2022

Akademia e Shkencave të Shqipërisë  ka dhuruar 400 ekzemplarë libra me 200 tituj për Bibliotekën Universitare të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Sipas Akademik Shaban Sinani dhe Akademik i asocuar Gëzim Hoxha  nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, qëllimi i dhurimit të këtyre librave  është që të ofrohet literaturë e larmishme, e cila është e nevojshme për formimin e studentëve.

Rektori, Prof. Dr. Bajram Kosumi falënderoi ASHSH për këtë dhurim të librave, të cilat do të jenë në mbështetje të punës kërkimore-shkencore për stafin dhe studentët.

Përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, së bashku me Rektorin dhe bashkëpunëtorët e ti, kanë vizituar Bibliotekën Universitare të UKZ-së, e cila në fondin e saj ka rreth 45100 ekzemplarë libra. Prej këtyre shumica janë në gjuhën shqipe, por ka edhe ne gjuhën angleze dhe në gjuhë të tjera.