Agjencioni i Kosovës për Akreditim ka aktualizuar programet e studimit të Fakultetit të Edukimit Parashkollor dhe Fillor dhe Programin e studimit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

3 Gusht, 2017

Këshilli Shtetëror  i Cilësisë (KSHC) së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e mbajtur sot, pos tjerash ka shqyrtuar raportet e vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit për ri/akreditimin e programeve të studimit në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), trajtimi i kërkesave për rishqyrtimin e vendimeve të KSHC-së për programet e pezulluara nga mbledhja e kaluar e KSHC-së, trajtimi i vendimeve të shtyra nga mbledhja e kaluar e KSHC-së, shqyrtimi dhe analizimi i listave të stafit akademik për programet veçse të akredituara të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë, etj.

Kështu Këshilli Shtetëror  i Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim ka trajtuar kërkesën e Universitetit “Kadri Zeka”, për rishqyrtimin e vendimit të KSHC-së për pezullimin e programeve të studimit nga mbledhja e kaluar.  KSHC i AKA në bazë të të kërkesës dhe dokumentacionit plotësues të paraqitur nga Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë vendim për të aktualizuar programet e studimit të Fakultetit të Edukimit ,Parashkollor dhe Fillor dhe Programin e studimit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Për të parë listën valide në të cilat studentët mund të regjistrohen për vitin akademik 2017/18 në Universitetin “Kadri Zeka”  ju lutem klikoni këtu http://akreditimi-ks.org/docs/Reports/AllSP52.pdf