Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë vitit 2016 ka bërë vlerësimin e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë. AKA ka pranuar aplikacionin edhe nga Universiteti “ Kadri Zeka” për ri/akreditimin e 5 programeve të studimit në nivelin BA. Kështu në bazë të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, dhe në bazë të Ligjit mbi Arsimin e Lartë dhe Udhëzimit Administrativ për Akreditimin e IAL-ve në Kosovë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e mbajtur me 6 Korrik 2016 ka marrë vendim dhe ka riakredituar 5 programe të studimit të Universitetit “Kadri Zeka” për periudhën 3 vjeçare , 1/10/2016 – 31/9/2019.
Në kuadër të Fakultetit të Edukimit janë riakredituar programet e studimit: Arsimi Fillor/BA dhe Arsimi Parashkollor/BA , në Fakultetin Ekonomik është riakredituar programi: Menaxhment/BA, programet Banka, Financa dhe Kontabilitet/BA; dhe Marketingu/BA kanë qenë të akredituara. Në kuadër të Fakultetit Juridik është akredituar programi i studimit Juridik/BA dhe në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike është riakredituar programi Shkencat kompjuterike /BA.
Agjencia e Kosovës për Akreditim në Universitetin “Kadri Zeka” ka realizuar procesin e vlerësimit dhe ri/akreditimit me ekspertë ndërkombëtarë të akreditimit përgjatë muajve Prill, Maj dhe Qershor 2016.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan