Afati i paraqitjes së provimeve në nivelin bachelor, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike– Afati i Shtatorit 2020/2021

20 Gusht, 2021

Njoftohen studentët e Fakultetit  të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, se  paraqitja e provimeve për Afatin e  Shtatorit mund të bëhet nga data 20.08.2021 deri më datën 30.08.2021 ora 23:59

Vërejtje: Paraqitja e lëndës: Punim Diplome nuk duhet të bëhet në këtë afat. Për hapjen e Afatit të Shtatorit për paraqitje të provimit të diplomës do të ju njoftojmë me kohë.

Për arsye që afati për praqitje do të jetë më i gjatë se zakonisht, nuk do të ketë mundësi të tjera për paraqitjen e provimeve pas datës 30.08.2021.

Suksese!

Shkarko