AD Scientific Index renditë profesorët e UKZ-së ndër më të mirët në shkencë

4 Shkurt, 2022

Në prani të sistemeve të ndryshme të renditjes universitare, “AD Scientific Index”,  ka  zhvilluar një renditjeje me një metodologji të ndryshme bazuar në parimin e përfshirjes vetëm të shkencëtarëve të merituar. Bazuar në rezultatet totale të indeksit h të Google Scholar,  në renditjen e stafit akademik, të cilët renditen në botë në 10,000 më të mirët, aty shohim se në nivel të Republikës së Kosovës janë renditur 127 shkencëtarë, prej tyre 18 janë nga  Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Renditja vjen si rrjedhojë e punës kërkimore-shkencore të publikimeve, konferencave ndërkombëtare, artikujve në revistat më në zë të BE me SCOPUS të stafit akademik të UKZ-së.

Ky raport zbulon kompetencën e institucioneve për të tërhequr shkencëtarë të çmuar dhe aftësinë e institucioneve për të inkurajuar përparimet dhe për të mbajtur shkencëtarët.

Për më shumë shihni linkun: https://www.adscientificindex.com