Bursa “Lulëzojnë 2025” – Thirrje e Hapur për Studentët e studimeve Bachelor

17 Korrik, 2025

Organizata TOKA ka hapur thirrjen për bursën “Lulëzojnë 2025”, një program i dedikuar për të rinjtë 18+ nga e gjithë Kosova, që kanë potencial të madh por vijnë nga rrethana të vështira sociale apo ekonomike dhe që duan të lulëzojnë në rrugën e tyre akademike, profesionale dhe personale.
Bursa “Lulëzojnë” përfshin mbështetje financiare deri në 1,000 euro (duke përfshirë taksat e të ardhurave personale) për studentët e nivelit Bachelor, dhe mundësinë për t’u bërë pjesë e një
komuniteti frymëzues të të rinjve të angazhuar.

KUSH MUND TË APLIKOJË?
Bursa është e dedikuar për të rinj 18+ vjeç që:
● Janë të regjistruar (apo do të regjistrohen në tetor 2025) në studime universitare të nivelit Bachelor (në Kosovë apo jashtë Kosovës);
● Kanë angazhim të dëshmuar në komunitet;
● Vijnë nga grupe të margjinalizuara (vajza, të rinj nga zona rurale, me të ardhura të ulëta, studentë të brezit të parë, etj.);
● Kanë sukses të kënaqshëm akademik (nota mesatare mbi 4.0 në shkollë të mesme ose mbi 8.0 në universitet);
● Janë të motivuar për të kontribuar në komunitetin e tyre.

Prioritet do t’u jepet studentëve të vitit të parë në Bachelor në universitete publike!

PËR ÇKA MUND TË PËRDORET BURSA?
● Pagesa të semestrit
● Qira dhe banim
● Ushqim dhe transport
● Librat dhe pajisje shkollore
● Teknologji (laptopë, internet, printerë)
● Kujdes shëndetësor dhe psikologjik, etj
● Mbështetje shtesë (opsionale) me produkte të dhuruara (si laptopë, bileta transporti, libra).
● Mundësi për punë praktike (opsionale) në organizata apo kompani që lidhen me fushën e studimeve.
● Promovim në rrjetet e TOKA-s për të rritur ndikimin dhe frymëzimin.

Afati për aplikim: 15 gusht 2025, ora 23:59

Apliko këtu: https://toka-ks.org/eshte-koha-jote-te-lulezosh-apliko-per-bursen-lulezojne-2025

Për më shumë informata apo ndihmë gjatë aplikimit, mos hezitoni të kontaktoni: [email protected] ose +383 38 704 560 / +383 49 569 800 / +383 44 442 470.