Në përvjetorin e 40 të demonstratave të vitit 1981, në Konsullatën e Republikës së Kosovë në Stuttgart të Gjermanisë dhe në bashkëpunim me MPJD, u mbajt Simpozium shkencorë për rolin historik të demonstratave të vitit 1981.
Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka.
Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Dr. Bajram Kosumi ka paraqitur kumtesën e tij, “Roli historik i demonstratave të vitit 1981 dhe proceset politike shqiptare”, për 40 vjetorin e demonstratave të 81-shit.
Në këtë simpozium shkencor është paraqitur edhe prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka me kumtesën “Ndikimi i vitit 1981 te gjeneratat e reja në Kosovë”.
Njëherësh në këtë simpozium shkencor, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ndau mirënjohje për Rektorin, Kosumi “Për kontributin e jashtëzakonshëm atdhetar, organizimin dhe pjesëmarrjen në ngjarjet historike të vitit 1981, për veprimtarinë e pareshtur në ngritjen e çështjes dhe zgjidhjen e drejtë të kauzës kombëtare”.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan