Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, janë mabjtur provimet pranues për studimet pasdiplomike – MASTER, për vitin akademik 2019/2020.
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, për vitin akademik 2019/2020, do të regjistrojë 100 studentë të rregullt në studime Master, për programet E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.
Rezultatet preliminare do të publikohen më 04.11.2019, në ueb-faqen e universitetit, kurse kandidatët të cilët nuk pranohen kanë të drejtë ankese të cilën mund ta paraqesin më, 05-06.11.2019, pas publikimit të rezultateve preliminare.
Kandidatët e pranuar mund të bëjnë fotografimin për regjistrim më 07.11.2019.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan