Thirrje për aplikime për shkëmbim studentor në Universitetin “Angel Kanchev”, Ruse, Bullgari

Të nderuar studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka”,

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e UKZ-së bënë thirrje për aplikime për shkëmbim studentor në Universitetin “Angel Kanchev”, Ruse, Bullgari.

Universiteti “Kadri Zeka” është pjesë e projektit KA171 ICM, Erasmus +, në partneritet me Universitetin e Ruse nga Bullgaria.

Programi Erasmus + KA171 ose Shkëmbimi afatshkurtër dhe afatgjatë i studentëve dhe ECTS (ICM) është një program i mobilitetit plotësisht i financuar që mundëson shkëmbimin e studentëve, stafit mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës midis Universitetit të Ruse nga Bullgaria dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

ICM Erasmus + mundëson shkëmbimin e studentëve nga Universiteti Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan për studim dhe trajnim / veprimtari të lëvizjes në fusha të ndryshme, ku në këtë thirrje do të pranohen gjithsej katër(4) studentë si ne vijim:

–          Dy(2) studentë nga fakulteti ekonomik (Administrim Biznesi);

–          Dy(2) studentë nga fakulteti i shkencave kompjuterike;

Të gjitha shpenzimet janë të mbuluar nga projekti:

800 Euro në muaj dhe 180 Euro për udhëtim sipas Distance Caluculator të Erasmus +

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Granti i udhëtimit do të paguhet para lëvizjes nga projekti dhe mbulohet nga Universiteti pritës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

– Certifikata e notave;

– CV (në gjuhën angleze);

– Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik, jo më të vjetër se 30 ditë);

– Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, fotografinë dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;

– Certifikata e gjuhës angleze;

Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli i gjuhës minimumi B2.

Urojmë suksese për të gjithë studentët të cilët do të përfitojnë nga kjo mundësi.

Dokumentet duhet të dorëzohen te Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar (kopje fizike) ose përmes Emailit [email protected], prej datës 30.11.2022 deri 07.12.2022, nga ora 09:00 – 16:00.

Suksese studentë të nderuar.