Rektori i Universiteti “Kadri Zeka” Prof. Dr. Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe Prof. Ass. Dr. Selim Daku përfaqësuan Universitetin “Kadri Zeka” në tryezën e diskutimit ku u prezantua Raporti i Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare në Kosovë në kuadër të Projektit “Fuqizimi i autonomisë së universiteteve dhe ngritja e llogaridhënies dhe transparencës në universitetet e Ballkanit Perëndimor – STAND”.
Projekti STAND, i cili koordinohet nga Kolegji IBCM dhe financohet nga BE përmes programit Erasmus+, synon vërtetimin e vlefshmërisë së procesit të vlerësimit, të realizuar në universitetet partnere (dhe universitete të tjera jopartnere të ftuara), si dhe në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Në këtë tryezë mori pjesë edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci e cila falënderoi partnerët vendor dhe ndërkombëtar, që po ndihmojnë në zhvillimin e IAL-ve. Ajo theksoi se, MAShTI mirëpret konkluzionet dhe rekomandimet që dalin nga kjo tryezë, në mënyrë që të ndërmarrë masat dhe veprimet e nevojshme në të ardhmen, për të përkrahur tutje autonominë, llogaridhënien, performancën dhe zhvillimin e universiteteve tona.
Rëndesinë e Projektit në themb të cilit është reforma e arsimit të lartë e potencoi edhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Stergios Tragoudas.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan