Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, për të arritur objektivat kryesore strategjike ka arritur që në vitin 2018-të krijoj Zyrën për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, e cila do të jetë vazhdimisht në monitorimin e cilësisë në mësim dhe zhvillimin e Institucionit.
Detyrat kryesore të Zyrës janë:
Zyra për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi, koordinon punën në mbështetje të njësive akademike për procesin e akreditimit institucional dhe akreditimit te programeve duke përfshirë të gjitha aktivitetet që përshijnë këto procese dhe po ashtu, koordinon punën e Zyrës me senatin e UKZ-së, Këshillin Drejtues, Njësitë Akademike, Institutet, si dhe me këshillat, komisionet dhe grupet punuese në sektorin e kërkimeve shkencore dhe çështjet e ndërlidhura etj.
Nën udhëheqjen e prorektorit për mësim dhe kërkime shkencore, e përpilon planin e punës së Zyrës dhe e mbikëqyr realizimin e tij; Punon duke u këshilluar me menaxhmentin e UKZ-së, përkatësisht me prorektorin për mësim dhe kërkime shkencore, si dhe me akteret e tjerë relevantë për ta përkrahur promovimin dhe zbatimin e rekomandimeve që dalin nga Procesi i Bolonjës në UKZ
Zyra për Zhvillimi Akademik dhe Cilësi (ZZHA), punën e saj e bazon në dokumentacionin e nevojshëm i cili përmban rregulloret e miratuara nga senati i UKZ-së që nga themelimi i Universitetit e këtej.
Në kuadër të sigurimit të cilësisë duke u bazuar në pikën 5 neni 8 të Rregullores për Procedurat e Sigurimit të Cilësisë (Ref. Nr. 01/380 dt. 10. 05.2016) është themeluar Komisioni për Sigurimin e Cilësisë, në përbërje prej 6 anëtarëve,(Nga të gjitha njësitë akademike nga një përfaqësues dhe një përfaqësues nga studentët).
Vlerësimi i Stafit Akademik nga ana e Studentëve është paraparë që të bëhet pas çdo semestri , lidhur me këtë për semestrin dimëror është realizuar në mbikëqyrje të plotë nga Komisioni për Sigurimin e Cilësisë dhe në fund nga ZZHA është hartuar Raporti i Vlerësimit.
Annual quality assunc calendar 21.03.2022
ShkarkoRaport i vleresimit Per UKZ nga punedhenesi
ShkarkoRaport i vleresimit te Stud. Alumni per UKZ
ShkarkoRaport i vleresimit per Staf Admin .Prill 2022
ShkarkoRaporti i vlerësimit për semestrin veror 2021/2022
ShkarkoRaport i Vleresimit Semestri dimëror 2023
ShkarkoRaporti i Vleresimit per semestrin veror 2023
ShkarkoRaport i vleresimit adm. 2023
ShkarkoCopyright © 2017 Universiteti KADRI ZEKA Gjilan