Thirrje për Konferencë nga Novo Mesto University

3 Shkurt, 2021

Viti 2021 në Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan, po vazhdon me suksese falë angazhimit të jashtëzakonshëm nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, të udhëhequr nga Prorektori  Dukagjin Leka.

Së fundmi UKZ ka marrë thirrje zyrtare nga Universiteti Novo Mesto nga Sllovenia për Konferencën “Challenges of Globalization and the Socio-Economic Environment of the EU” (Sfidat e Globalizimit dhe Mjedisi Social-Ekonomik i BE-së) e cila do të mbahet me datën 20.05.2021 në Universitetin Novo Mesto në Slloveni.

Së shpejti UKZ si pjesë e “Internationalization Process” do të nënshkruaj edhe Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin “Novo Mesto”, ku janë duke u detajuar pikat e fundit të marrëveshjes.

UKZ falënderon të gjithë për kontributin e tyre të dhënë për ndërkombëtarizimin e institucionit.

Për informata të hollësishme rreth thirrjes së Konferencës nga Novo Mesto University klikoni në: Invitation to Conference