Punëtori në kuadër të projektit STAND për ngritjen e kapaciteteve të stafin drejtues përmes NVM

17 Nëntor, 2021

Në kuadër të Projektit STAND është mbajtur punëtori rreth adaptimit të praktikave të mira në udhëheqjen e universiteteve. Punëtoria ka përfshirë katër aspekte të diskutimit, si dimensionin organizativ, financiar, akademik the të personelit. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan nga menaxhmenti, Prorektori për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, Prorektori për Buxhet dhe Financa, Prof. Ass. Dr. Bajram Fejzullahu dhe profesorë e asistentë dhe staf administrativ tjerë që kanë pasur interes për të ndjekur punëtorinë. E vecantë e kësaj punëtorie është edhe ardhja e palëve të tjera të interest, e sidomos përfaqësuesit nga University of National and World Economy-UNWE nga Sofja e Bullgarisë, Prof.Dr. Diana Kopeva, Dr. Ari Arutyunian dhe Dr, Illya Kereziev. Gjatë takimit Prorektorët i kanë njoftuar përfaqësuesit e UNWE rreth aktiviteteve, procesit mësimor dhe të arriturave në UKZ-së, derisa edhe mysafirët kanë paraqitur një përmbledhje të procesit zhvillimor të universitetit të Sofjes së Bullgarisë, si dhe kanë ndihmuar punëtorinë me praktikat e mira të udhëheqjes së këtij universiteti dhe autonomisë universitare në Bullgari.

Në takim, përpos stafit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë marrë pjesë përfaqësues nga Institucioni i Komunës së Gjilanit, Burim Elezi nga zyra për Integrime Evropiane në Komunë,  Betim Latifi nga Bordi i Ndërmarrjeve Lokale Publike në Komunë, po ashtu pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues nga Kompanitë apo bizneset private,  Festa Hajdari nga Banka Kombëtare Tregtare, Asdren Toska nga Toska SHPK, Refik Ramadani nga LED Com, të cilët kanë kontribuar me diskutimet e tyre në tryezë.

Pas kësaj punëtorie është mbajtur edhe një tryezë e rrumbullakët në të cilën është diskutuar rreth Ndërmarrjeve të Vogla të Mesme-NVM aktivitet ky në kuadër të projektit STAND ku synim i projektit është edhe autonomia financiare nëpër Universitete publike dhe private, ku si rrjedhojë bizneset e vogla dhe të mesme mund të japin një ndihmë dhe mbështetje të vecantë në këtë aspekt.

Edhe në këtë aspekt dhe gjatë diskutimeve përfaqësuesit e UNWE-së nga Sofje e Bullgarisë, kanë paraqitur përvojat e Ndërmarrjeve të Vogla të Mesme në shtetin ku ata jetojnë. Edhe pjesëmarrësit tjerë kanë diskutuar kryesisht rreth NVM në Kosovë, problemet dhe perspektivat e tyre, ku është thënë se NVM përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë së Kosovës të cilat mund të mbeshtesin Universitetet dhe institucionet e IAL-ve në avansim, punësim dhe financim të aktiviteteve të ndryshme.

Sipas pjesëmarrësve, Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme-NVM luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, sepse sipas tyre ato janë burimi i krijimit të vendeve të reja të punës.

#UKZ

#STAND

#ERASMUS+