Në ditën e dytë të fillimit të projektit QUADIC, që po mbahet në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, të gjithë partnerët kanë punuar së bashku sipas planit veprues.
Plani veprues ka për qëllim, arritjen e synimeve të përbashkëta, të kuptuarit e koncepteve dhe përmbajtjes si bazë për miratimin e punës pedagogjike, krijimin e modelit të punës në ndërkombëtarizim dhe menaxhim të ciklit të projektit.
Në ndërkohë është mbajtur punëtoria për burimet njerëzore; Infrastrukturën dhe përdorimin e teknologjisë; Statusi i IRO-së brenda universiteteve; si dhe lidhjen e IRO me organizata të ndryshme.
Koordinatori i projektit QUADIC, Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, ka thënë se zhvillimi i marrëdhënies ndërkombëtare dhe plani i strategjisë së menaxhimit të ciklit të projektit është shumë i rëndësishëm. Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e pjesëmarrëseve në projekt kanë thënë se themelimi / funksionalizimi i marrëdhënies ndërkombëtare dhe vet projektit është i rëndësisë së veçantë.
Po ashtu është diskutuar edhe Paketa e 1, 2, 3 dhe 4 e projektit, që është blerja e pajisjeve, mbajtja e kontaktit me partnerët rajonalë, përgatitja e dosjes së tenderit dhe specifikimi i teknikave, hapja publike e tenderit, kontrata dhe blerja e pajisjeve, procedurat e prokurimit, menaxhimi i kontratës, zhvillimi i softverit, aplikacioneve dhe platformave online, etj.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan