Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka nisur implementimi i projektit QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, projekt ky i fituar nga UKZ në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e fundit Capacity Building in Higher Education – Joint Projects.
Hapjen e fillimit të implementimit të projektit e bëri Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, i cili fillimisht falënderoi Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të UKZ-së Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, njëherësh koordinator i projektit QUADIC, për punën e vazhdueshme në ndërkombëtarizimin e Universitetit dhe të gjithë partnerët pjesëmarrës në këtë projekt, duke thënë se ndihet i lumtur që sot po fillojmë një projekt kaq madhor.
Më pas Rektori Kosumi ka paraqitur një prezantim të UKZ për punën, aktivitetet, zhvillimet dhe synimet për në të ardhmen.
Ndërsa Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, uroi të gjithë për fillimin e projektit, duke e vlerësuar mjaft të rëndësishëm dhe të nevojshëm bashkëpunimin e ndërsjellët të të gjithë pjesëmarrësve në QUADIC.
Kurse Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, pasi uroi për projektin, tha se angazhimi i shkëlqyeshëm që është bërë në punën e QUADIC është për tu admiruar, sepse sot së bashku gjithë pjesëmarrësit mund të kontribuojmë në realizimin sa më të mirë të tij.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, tha se ky projekt është një mundësi jo vetëm për krijimin e bashkëpunimit, por edhe për ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve, që është edhe qëllim i projektit QUADIC.
Qamile Sinanaj nga MASHT, ne fjalën e saj ka falënderuar të gjithë partnerët që mbështesin çdo projekt edukativ. Ajo ka thënë se MASHT është shumë e lumtur për zhvillimet në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Kosovë.
Nga ana e tij Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ, Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, njëherësh koordinator i projektit QUADIC, ka prezantuar projektin, ku ka thënë se i gjithë projekti është përfshirë në 10 paketa. E para përfshinë katër elemente kryesore, kick off meeting, workshop, prezantimi i partnerëve, prezantimi i strategjisë për ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e projektit, qëllimet dhe objektivat që priten si produkt i projektit.
Në aktivitetin e parë që sot ka filluar me Kick Off Meeting, organizuar nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e që do të zgjas deri më 14. 02.2020, po marrin pjesë të gjithë partneret vendor dhe ndërkombëtar, gjithsejtë 18 përfaqësues të Institucioneve, si: University “Kadri Zeka” GJILAN, Coordinator/ Grant Holder, International Business College Mitrovica, University of Gjakova “Fehmi Agani”, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Universite de Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tiranë, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka”, University of Durres “Aleksandër Xhuvani”, University of Mitorvica “Isa Boletini”, European University of Tirana, International University for Business and Technology, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, Universita Per Stranieri Di Perugia.
Projekti QUADIC, është i pari i këtij lloji në Kosovë, që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare , ku Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në thirrjen e fundit të programit Erasmus + ka aplikuar si koordinator, duke u pranuar kështu suksesshëm.
Kjo dëshmon edhe një herë se kapacitetet e UKZ-së janë të jashtëzakonshme marrë parasysh numrin e personelit që ka, duke argumentuar gjithnjë e më shumë se ndërkombëtarizimi dhe zhvillimi i projekteve janë fushat në të cilat jo vetëm UKZ, por të gjitha universitetet e Kosovës duhet të punojnë dhe të orientohen për të arritur në standardet që kanë universitetet nga Unioni Evropian dhe në këtë mënyrë duke rritur edhe cilësinë në studime.
Ky projekt do të jetë një mundësi e mirë për partnerët nga Kosova dhe regjioni që të rrisin kapacitetet e tyre në ndërkombëtarizim dhe në shkrim të projekteve ndërkombëtare, gjithmonë të ndihmuar nga partnerët Evropianë.
Ndryshe, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i projektit, derisa do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan