Në Tryezën Debatuese në organizim të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Bazë) “Klasa I deri V, një apo më shumë mësues”), nga pjesëmarrësit në tryezë janë nxjerr disa rekomandime:Përpilimi i plan programit në fusha të specializuara për mësimdhënës të shkollave fillore, Trajnime/seminare me mësimdhënësit aktual (pilotim nga Fakulteti i Edukimit si dhe të organizohet testi më mësimdhënës të arsimit fillor). Menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka” të filloj bisedimet me MASHT për aprovimin e kësaj ide. Të intensifikohet puna në shtimin e orëve të matematikës dhe gjuhës dhe zvogëlimi i orëve nga lëndët tjera. Ndarja e mësimdhënëseve sipas shkathtësive (të kryhet sipas vullnetit të mësimdhënëseve). Të ketë më shumë se një mësimdhënës në mënyrë që të lehtësohet puna e mësimdhënëseve dhe kështu të bëhet vlerësimi sa më real i nxënëseve. Të identifikohen shkathtësitë e mësimdhënëseve përmes një testi ku do të kihet parasysh nota mesatare nga studimet si dhe rezultatet e pritshmërisë së nxënëseve. Të kërkohet mbështetje nga Institucionet qendrore dhe lokale si dhe nga Drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave fillore, që të ndihmojnë në implementimin e këtyre rekomandimeve. Ky organizim i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe GIZ-CDBE ( Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Bazë) me temë “Klasa e I-V, një apo më shumë mësues” ka për qëllim të stimuloj një diskurs akademik dhe një debat të politikave.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan