Cilësia në UKZ

Sigurimi i Cilësisë në UKZ

Sistemi i sigurimit të Cilësisë në UKZ përbën një gamë të gjerë të gjithpërfshirjes së politikave të sigurimit të cilësisë në nivel institucional  duke përfshirë të gjitha proceset zhvillimore të institucionit mbi bazën e planifikimit dhe koordinimit me  mekanizmat e brendshme dhe të jashtëm, te cilat orientojnë zhvillimin e vazhdueshëm të politikave për sigurim të cilësisë e të cilat janë në përputhje me Statutin e UKZ-së.

Sistemi i sigurimit të cilësisë në universitet mbështet në tri shtylla kryesore: Dokumente, organe dhe instrumente për vlerësim të cilat kontribuojnë në arritjen  e objektivave drejt përmbushjes së misionit të UKZ-së.

UKZ ka emëruar Prorektorin për Zhvillim Akademik dhe Cilësi si dhe nga viti 2018 ka funksionalizuar Zyrën për Zhvillim Akademik dhe Cilësi e cila përbëhet nga drejtori, një zyrtare për Akreditim si dhe një zyrtare për Zhvillim në Karriere dhe. Alumni.

Mekanizmat e sigurimit dhe menaxhimit të cilësisë në nivel institucional janë:

1.Senati i UKZ

2.Këshilli Mbikqyrës i Cilësisë dhe Vlerësimit

3.Zyra për Zhvillim Akademik dhe Cilësi

4.Komisioni i Studimeve

6.Koordinatorët e Cilësisë nëpër njësi akademike

7.Kodi i Etikës

  1. Këshilli Shkencor

Dokumentet bazë që mundësojnë zbatimin e politikave strategjike të menaxhimit dhe sigurimit të cilësisë, janë:

  1. Statuti i UKZ-së
  2. Rregullorja për sigurimin e cilësisë dhe vlerësimit në UKZ Ref .nr.01/2280 Dt. 21/12/2020
  3. Planin Strategjik të UKZ-së 2017-2020 e rishikuar në vitin 2020.Kapitulli 6.
  4. Rregullore për themelimin dhe funksionimin e Këshillit Mbikqyrës të Cilësisë dhe Vlerësimit ( KMCV), Nr.01/2124, dt.08.12.2020
  5. Manuali për Planifikim dhe Vlerësim të Performancës së Stafit Akademik, Nr. Ref. 01/2281 21/12/2020
  6. Treguesit Kryesorë të Performancës në UKZ
  7. Sistemi Evropian për transfer të kredive në Universitetin “Kadri Zeka”, Gjilan
  8. Kalendari Vjetor për Sigurim të Cilësisë në UKZ

ZZHAC  aktivitetet per sigurim te cilësisë i planifikon në  Kalendarin Vjetor për Sigurim të Cilësisë. Aktivitetet mbështeten  në  konrnizen normative të UKZ-së. Në kalendar janë përcaktuar përgjegjësit, të shpërndarë në të gjitha njësitë akademike  për kryerjen e aktiviteteve e  të cilët obligohen që  të raportojnë për mbarëvajtjen e aktiviteteve në kalendar. Kalendari përditësohet  për çdo vit duke u bazuar në rezultatet e  raporteve  mbikëqyrëse.

UKZ zhvillon  politikat e reja për sigurim të cilësisë duke bërë rishikimin e të gjitha dokumenteve në vazhdimësi.

Përmes rishikimit të politikave  për sigurim të cilësisë dokumentet bëhen më praktike dhe më të qasshme për realizim.

Në  Planet Strategjike  UKZ  ka përcaktuar  objektivat strategjike dhe objektivat specifike  të cilat janë zbërthyer në  indikatorë e ku janë inkorporuar në dokumentet përcjellëse për implementimin e Strategjise i cili  bëhet përmes aktiviteteve të përcaktuara ne Planet e Veprimit njëvjeçare.

 

Vlerësimi i performancës së SA në UKZ zhvillohet përmes Manualit për Planifikim dhe Vlerësim të Performancës (MPVP) i cili në aspektin institucional  është i rëndësishëm për të planifikuar, monitoruar, vlerësuar, zhvilluar dhe afirmuar përsosmërinë e përformancës në përmbushjen e misionit dhe objektivave të UKZ, përmirësimin e shërbimeve ndaj shoqërisë dhe studentëve përmes mësimdhënies cilësore, përmirësimin e kurrikulave dhe programeve studimore; mundëson harmonizimin e objektivave të performancës se stafit akademik me standardet e performancës të përcaktuara nga Agjencia Kosovare e Akreditimit, si dhe identifikimin e nivelit të kompetencave të stafit akademik në fushën e kërkimit dhe kushtet për punën e tyre kërkimore që ofron UKZ.

Rëndësia e Planifikimit dhe vlerësimit të performancës së SA është e rëndësishme edhe në aspektin individual duke ofruar mundësinë e afirmimit të punës së stafit akademik për UKZ,

Shtyllë e rëndësishme e sigurimit të cilësisë në UKZ janë edhe instrumentet e ndryshme të cilat aplikohen për mbledhjen e të dhënave. Lidhur me këtë përdoren forma të ndryshme të pyetësorëve, intervista si dhe monitorime të SA  gjatë mbajtjes së mësimit.

UKZ nëpërmjet instrumenteve të vlerësimit bën matjen e cilëisë në disa dimensione duke përdorur një numër të konsiderueshëm të pyetësorëve:

  1. Pyetësori për studentë lidhur me shërbimet administrative në UKZ
  2. Pyetësori për studentë lidhur me vlerësimin e Profesorëve të UKZ
  3. Pyetësori për studentë lidhur me vlerësimin e asistentëve të UKZ
  4. Pyetësori për vetëvlerësim të stafit akademik

5.Pyetësori për vlerësim Dekani- Mesimdhënësin

  1. Pytetësori për vlerësim Sekreatari –Zyrtarët Administrativ
  2. Pyetësori për alumni
  3. Pyetësor për studentët para diplomimit
  4. Pyetësor për studentët që braktisin studimet në UKZ
  5. Pyetësori për vlerësim të jashtëm/ punëdhënësi

 

Përshkrimi i sistemit për sigurimin e jashtëm të cilësisë

Procesi i vlerësimit të jashtëm, i cili është i rregulluar me Udhëzimin Administrativ (UA) të lëshuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë mbi Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës (UA 15/2018, MASHT), përcakton standardet dhe procedurat e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe programeve të tyre të studimit. Universiteti Kadri Zeka në Gjilan deri tani i është nënshtruar ri/akreditimit institucional në vitin 2014, 2017 dhe në vitin 2021.