Universiteti Publik “Kadri Zeka” në kuadër të prioriteteve të veta ka edhe lëvizshmërinë e personelit akademik, administrativ dhe të studentëve. Strategjia e UKZ-së e inkurajon lëvizshmërinë si mekanizëm për zhvillimin e mëtejmë të stafit dhe të studentëvë, për të ngritur kapacitetet e tyre si dhe për të marrur përvojat më të mira nga universitetet evropiane dhe më gjerë. Gjithashtu, ZMJ si prioritetet të saj ka rritjen e mobilitietit të stafit dhe të studentëve. Ky mobilitet përfshinë:
Në kuadër të Rregullores për mobilitet, e cila mbështet financiarisht dhe nxitë pjesëmarrjen e personelit në konferenca rajonale dhe ndërkombëtare, ajo mbështet financiarisht dhe nxitë në të njëjtën kohë publikimin e punimeve shkencore nëpër revista që janë të indeksuara në platformat më të mira ndërkombëtare, e të cilat janë të bazuara në UA MASHT 1/2018.
Poashtu, Universiteti Publik “Kadri Zeka” është pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare. Mobiliteti i stafit dhe studentëve është i paraparë edhe në kuadër të projekteve ndërkombëtare. Këto projekte në rrugën e implementimit të tyre, kanë paraparë edhe mobilitetin në universitetet partnere qoftë si vizita studimore, trajnime, shkëmbime afatshkurta ose afatgjata me qëllim të studimit, etj.
UKZ duke qenë pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare mundëson që stafi dhe studentët e UKZ të ndjeken trajnime dhe të bëhen vizita studimore, etj. Varësisht nga tema e trajnimit, është përzgjedhur edhe stafi që do të marrë pjesë.
Në Listën e mobilititeve të stafit akademik, administrative dhe të studentëve do te ceken saktë numri i mobilitetit, qëllimi, kohëzgjatja.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan