GreenTech

 

Universiteti Kadri Zeka në Gjilan, që në vitin e parë të themelimit u bë pjesë e projekteve ndërkombëtare mbështetur nga UE në kuadër të programit ERASMUS Mundus. Fjala është për projektin “GreenTech: Smart & Green Technologies for Innovative and Sustainable Societies in WB”

Koordinator kryesor i këtij projekti është Universiteti i Vigos në Spanjë nnën udhëheqjen e prof. Ana fernandez. Partnerë tjerë në këtë projekt janë: Universiteti i Portos (Portugali), Universiteti i Leonit (Spanjë), Universiteti Padeborn (Gjermani), Universiteti i Ljublanës (Slloveni), Universiteti Ekonomik i Katovices (Poloni), Universiteti i Splitit (Kroaci),Universiteti i Teknologjisë Metalurgjike (Bullgari),  Universiteti i Sarajeves, i Mostarit dhe Universiteti i Zenicës (B. E Hercegovinë) , Universiteti i Korcës, Universiteti i Gjirokastrës (Shqipëri), Universiteti Kadri Zeka në Gjilan dhe Universiteti i Mitrovicës (Kosovë), Universiteti Montenegro dhe Universiteti Donja Gorica (Mali i Zi), Universiteti i Nishit dhe Universiteti i Kragujevcit (Serbi).

Projekti Green-Tech-WB në kuadër të Programit Erasmus Mundus është i fokusuar në trekëndëshin: bashkëpunim në arsimin e lartë, hulumtim dhe inovacion dhe fushat tematike të teknologjive të gjelbra. GeenTechWB promovon Institucionet e Arsimit të Lartë Evropiane si qendra të përsosmërisë në mësim dhe hulumtim rreth teknologjive të gjelbra dhe drejton këtë përsosmëri të vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të kontribuojnë në qeverisjen e tyre më të mirë dhe kohezionin social, si dhe për të kontribuar në rritjen e bashkëpunimit të rajonit me ekonominë globale.

Web faqja  e projektit:  http://green-tech-wb.uvigo.es/

Koordinator lokal:  prof.asoc..dr. Xhevdet Thaqi

Koordinator teknik: Luljete Berisha Azizi

Project No: 551984-EM-1-2014-1-ES-ERA MUNDUS-EMA21