Universiteti Kadri Zeka në Gjilan, është anëtar i plotë i Asociacionit të Mësimdhënësve Europian.Asociacioni i Mësimdhënësve Evropian (ATEE) është një organizatë jo-fitimprurëse evropiane, qëllimi i të cilit është përmirësimi i cilësisë së arsimit në Europë dhe mbështetjen e zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe edukatorëve të institucioneve në të gjitha nivelet.Anëtarët e ATEE janë individët dhe institucionet e përfshira në hulumtime dhe praktika të përgatitjes së mësimdhënësve, si brenda ashtu edhe jashtë arsimit të lartë universitar.ATEE ka organin administrativ qeverisës – Këshillin Administrativ, i cili përbëhet nga anëtarët që e ndihmojnë për të përcaktuar politikat dhe strategjitë. Këshilli Administrativ udhëheqet nga Presidenti i Këshillit.Vendimet më të rëndësishme (p.sh. ndryshimet e statutit etj) merren nga Asambleja e Përgjithshme, ku të gjithë anëtarët kanë të drejtë vote.Qendrat e zhvillimit hulumtuese (Research and Development Centres- RDC) janë të organizuara rreth temave konkrete. Në këtë mënyrë ata krijojnë një platformë për edukatorët e mësimdhënësve të cilët ndajnë të njëjtin interes. Aktivitetet në kuadër të RDC-ve mund të ndryshojnë nga hulumtimet e përbashkët, projektet e financuara nga BE, përgatitjet e botimeve të përbashkëta (psh një çështje tematike si Journal of Europian Journal of Teacher Education), etjProjektet kërkimore aktuale të ATEE në të cilat participon edhe Universiteti Kadri Zeka, janë:
RDC Teacher Education and Digital Technology, project: Massively Open Online Courses (MOOCs);
Koordinator Lokal në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan: prof.ass.dr. Basri Ahmedi
RDC Science and Mathematics Education, project: Developing constructivist approaches to teaching and learning science and mathematics;
Koordinator Lokal në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan: prof.asoc.dr. Xhevdet Thaqi
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan