Konferenca Vjetore Ndërkombëtare e UKZ-së “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Vlerave Humane”

1 Qershor, 2023

Konferenca e dytë Vjetore Shkencore Ndërkombëtare “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Vlerave Humane”, organizuar nga Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbledhur personalitete të njohura nga shkenca si Akademikë, profesorë universitar nga universitete të njohura si nga University of Tuscia-Itali, University of Tallin- Estoni, Universiteti Ismail Qemali, Vlorë – Shqipëri, etj., por edhe  profesorë dhe studiues të tjerë të rijnë  nga vendi, rajoni dhe Evropa.

Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, kryetar i Këshillit Organizativ, prezantoi  Komunitetin e  Kërkimit dhe Zhvillimit shkencor të Konferencës, ku penalistë ishin, Akademik Fejzullah Krasniqi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prof. Asoc. Dr. Eljona Proko nga Universiteti “Ismail Qemali” në Shqipëri dhe Prof. Dr. Xhevdet Thaqi nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Hapjen e Konferencës e bëri Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi i cili përshëndeti të pranishmit duke ju uruar mirëseardhje në konferencë. Rektori tha se, për shkak të politikave qeverisëse në arsimin e lartë, profesorati është orientuar kah publikimi i të arriturave shkencore në revistat ndërkombëtare, sidomos në ato të indeksuara në Scopus dhe në Web of Science. Gjatë vitit 2021 ka pasur një rritje të madhe të numrit të publikimeve nëpër këto revista, ndërsa në vitin 2022 ky numër është rritur edhe më tej. Kjo konferencë tha Rektori Kosumi është një rast i mirë që të hapni dilema, të shtroni probleme, të bëni pyetje dhe të provoni përgjigje e zgjidhje për temat që e preokupojnë individin e shoqërinë e sotme.

Shih: Fjalimi i Rektorit Bajram Kosumi në UKZ annual conference 2023

Kurse Nehat Dervishi përfaqësues i HERAS plus në fjalën e tij theksoi se sfidat e Arsimit të Lartë në Kosovë janë përafrimi me zonën evropiane të Arsimit të Lartë. Projekti Heras plus tha ai, është partner i  7 universiteteve publike ne Kosove si dhe i MASHTI-t që ka të bëjë me avancimin e Arsimit te Larte. Sipas tij projekti Heras plus vazhdon ta përkrah Agjencinë Kosovare të Akreditimit, që po ashtu ka ndare 35 grande të formateve të ndryshme, të cilat inplementohen në bashkërendim me Qeverinë Austriake. Ai i dëshirojë punime të mbara të gjitha sesioneve të Konferencës.

Venera Llunji – Prorektore për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kolegjin AAB, përshëndeti  të gjithë pjesëmarrësit duke ju uruar sukses në këtë konferencë. Ajo tha se temat e planifikuara për këtë konferencë janë te një domosdoshmërie të veçante, duke uruar qe konferenca te del ashtu sikur e meriton.

Gezim Selimi – përfaqësues i Bordit Industrial, theksoi se si biznese kemi nevoje për inovacione, ide dhe projekte të reja dhe të gjitha këto siç tha ai, i gjejmë duke bashkëpunuar me Universitetin Publik “Kadri Zeka”, andaj jemi gjithnjë të gatshëm për përkrahje.

Pas hapjes së  Konferencës, filloi Sesioni Plenar, i cili nisi me Prof. Antonino Scarelli – Universiteti i Tuscias, Itali, i cili paraqiti temën:“Misteri i një numri që mbi katër mijë vjet është në origjinën e bukuria dhe harmonia e universit”

Akademik Fejzullah Krasniqi, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, është paraqitur me punimin: “Ciklet e punës së motorëve të nxehtësisë dhe pompave të nxehtësisë”

Dr. techn. Blerim Rexha, profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, prezantoi temën: “Votimi elektronik duke përdorur teknologjitë e blockchain”

Prof. Asoc. Dr. Eljona Proko nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Shqipëri, u paraqit me temën: “Edukimi për sipërmarrje në inovacion dhe teknologji”

Prof. Kätlin Vanari, nga Universiteti i Talinit, Estoni, prezantoi temën: “Udhëheqja e mësuesve dhe përmirësimi i shkollës”

Pas këtyre  prezantimeve, me propozim të Këshillit Organizativ të Konferencës dhe me vendim të Rektorit të UKZ-së, Prof. Dr. Bajram Kosumi, është dhënë Çmimi i Konferencës Vjetore të UKZ “Marin Barleti” për Akademik Fejzullah Krasniqi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Ky çmim  i dedikohet arritjeve të personaliteteve të njohura nga bota e shkencës për arritje të jashtëzakonshme në hulumtime shkencore.-akademike në arsimin e lartë, kontributeve thelbësore kërkimore, çështjeve të reja, ideve, bashkëpunimit dhe perspektivave të tjera. Konsiderata shtesë përfshijnë rolet e lidershipit, si dhe marrëdhëniet aktuale apo potenciale ndërmjet kërkimit të bërë dhe përmirësimit të arsimit të lartë në përgjithësi, nëpërmjet lidhjeve ndërmjet studiuesve dhe IAL-ve në vende të ndryshme me Universitetin Publik “Kadri Zeka”.

Konferenca zhvillojë punimet edhe në 5 sesione paralele në kuadër të Fakulteteve të UKZ, të titulluara: DiGiDay Conference, MathDay Conference, EduDay Conference, Economics Conference dhe Justice Conference.

Në Sesionin Plenar të Konferencës, u prezantua puna shkencore e personaliteteve të njohura nga fusha e shkencës.

Konferenca “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Vlerave Humane” AC UKZ 2023,  është një vend takimi dhe platformë për studiuesit, edukatorët e mësuesit dhe politikë bërësit nga rajoni dhe e gjithë bota.

Konferenca kombinon shënimet kryesore frymëzuese, një shumëllojshmëri të gjerë të punimeve mbi kërkimin dhe praktikën e fushave të ndryshme – informatikë, matematikë, arsim, drejtësi dhe ekonomi, dhe sesione aktive pune në një atmosferë stimuluese dhe miqësore.